Spolat, dyfishohen sipërfaqet e serave

Fermerët e zonës së Spolatit kultivojnë kryesisht perime në sera. Në këtë sezon serat me trangull zënë 90 % të sipërfaqes së mbjellë. Oferta këtë vit është më e lartë se një vit më parë, por fermerët ankohen për çmimet e tregut.
Pavarësisht kësaj fermerët vijojnë dhe shtojnë sipërfaqet e mbjella, ndërsa duket se nuk janë të orientuar nëse do marrin investimin e bërë.
Spolata numëron rreth 5 mijë ha sera perimore, prodhimi i të cilave është gjithëvjetor, me destinacion kryesor tregun e huaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




