Brahimaj: Pronësia intelektuale, garanci për konkurrencën e ndershme në treg

“Rëndësia e pronësisë intelektuale në drejtim të stimulimit të zhvillimit ekonomik të vendit, perben një tregues të nivelit të dinamikës të aktivitetit tregtar”. Kështu u shpreh ministria e Financave Delina Ibrahimaj gjatë një tryeze të rrumbullakët me temë “Rëndësia e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale- në këndvështrimin e biznesit”.
Ministrja kërkoi më shumë angazhim për ndërgjegjësimin e biznesit sa i përket pronësisë intelektuale.
Gjatë periudhës janar-tetor 2021, pranë Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale u depozituan 2,335 aplikime për markë, nga të cilat 727 prej tyre janë me aplikantë shtetas Shqiptarë, krahasimisht me vitin 2020 ku u depozituan 566 aplikime po nga shtetas shqiptarë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




