Nisma e PD-së për uljen e TVSH-së për shportën, drafti mbërrin në Kuvend, javën e ardhshme nisin diskutimet

Javën e ardhshme Kuvendi do të nisë diskutimet për ndryshimet në ligjin mbi tatimin e vlerës së shtuar që synojnë uljen e TVSH-së për shportën bazë të ushqimeve nga 20 % në 6%.
Nisma është propozuar nga 6 deputetë të Partisë Demokratike dhe pritet të ngjallë debate pasi reduktimi i TVSH-së për produktet e konsumit ka qënë një nga premtimet e socialistëve në fushatën e vitit 2013.
Në relacionin që shoqëron projektligjin shkruhet se ulja e TVSH-së për ushqimet bazë synon të ndihmojë qytetarët në përballimin e vështirësive financiare dhe rritjen e të ardhurave personale.
Sipas demokratëve ulja e TVSH-së në 6% do të ndikojë në arritjen e dy objektivave, uljen e cmimit të produkteve të konsumit si dhe zbutjen e varfërisë. Sipas përllogaritjeve të demokratëve, me uljen e TVSH-së nga 20% në 6 % buxheti i shtetit do të ketë një rënie prej 17 miliardë lekësh në vit, ndaj deputetët propozues sugjerojnë që këto para të munguara të gjenden nga programi i Partneritetit Public Privat për vitin 2022 ose rialokim i fondeve për shpenzime jo prioritare.
Nisma vjen në një kohë me diskutimet për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe paketën fiskale që e shoqëron draftin më të rëndësishëm financiar të vitit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




