Projektbuxheti 2022, Ibrahimaj: Synim rimëkëmbjen e ekonomisë

Projektbuxheti për vitin 2022 është paraqitur në konferencën e kryetarëve në Kuvend nga ministria e Financave Delina Ibrahimaj. Ministrja Ibrahimaj pohoi se buxheti ka për synim rimëkëmbjen e ekonomisë , ku në bazë të parashikimeve pritet që ekonomia shqiptare të ketë një rritje prej 4.1%. “Buxheti ka për synim rimëkëmbjen e ekonomisë. Rritje në të gjithë sektorët do përkthehet në punësim dhe do të ketë nxitje për krijimin e vendeve të reja të punës. Për 2022 parashikojmë rritje ekonomike deri në 4%”, tha ministrja.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




