Kina do të marrë pjesë aktivisht në përmirësimin e rregullave ndërkombëtare ekonomike-tregtare

Kryeministri kinez Li Keqiang tha të enjten, në ceremoninë e hapjes së Panairit të 130-të të Guandong-ut, se Kina mbështet reformat e nevojshme të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe shpreson që kjo organizatë do të kujdeset plotësisht për interesat dhe shqetësimet e të gjitha palëve. Kina mban një qëndrim të hapur për tregtinë e lirë rajonale që përputhet me parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë.
Li Keqiang-u tha se sivjet është 20-vjetori i integrimit të Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë, duke shtuar se Kina i ka mbajtur premtimet e veta. Niveli i përgjithshëm i tarifave ka rënë në 7.4 %, që është më i ulët se ai i shumicës së vendeve në zhvillim. “Ne do të bashkëpunojmë me palët përkatëse për të promovuar zbatimin sa më parë të marrëveshjes së Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal, do të promovojmë në mënyrë aktive procesin e përfshirjes në Marrëveshjen e Partneritetit Gjithëpërfshirës dhe Progresiv të Trans-Paqësorit, do të nënshkruajmë më shumë marrëveshje të tregtisë së lirë të nivelit të lartë dhe do të forcojmë bashkëpunimin në fushat e reja, si qeverisja globale digjitale dhe e gjelbër,” tha kryeministri Li.

Ai shtoi se do të zvogëlohet më tej lista negative për hyrjen e investimeve të huaja, do të vazhdojë të lehtësohet hyrja në industrinë e shërbimeve, të mbështeten investimet e huaja në prodhimin e nivelit të lartë, shërbimet moderne etj. dhe të përkrahen investimet e huaja në pjesën qendrore e perëndimore të Kinës. Gjithashtu, do të inkurajohen ndërmarrjet me financim të huaj të ndërmarrin projekte kombëtare të Kinës në fushën e shkencës dhe teknologjisë dhe do të goditen ashpër shkeljet e pronësisë intelektuale, duke krijuar një mjedis të barabartë të konkurrimit në treg.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




