Kriza energjetike po afron, Rama: Do të ndërhyjmë për të mbrojtur familjet, çmimet s’do kthehen kurrë siç ishin më parë!

Ekonomi | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama për të dytën herë brenda pak ditëve ka paralajmëruar ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, ndërsa qeveria po përgatit një plan të posaçëm për të përballuar krizën energjitike.
“Jemi mbledhur për të deklaruar emergjencën e energjisë elektrike. Është diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit energjisë në tregjet ndërkombëtare. Dhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiare apo të natyrës administrative. Sot me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë. Planin do ta bëjmë publik nesër” tha zoti Rama. Kryeministri ju referua Ekspertëve të cilët mendojnë se “kriza do të jetë prezente me pikun e kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm dhe njëkohësht mendojnë se edhe pas kapërcimit të kulmit”. Por sipas tyren çmimet nuk do të kthehen aty ku ishin para krizës. “Ajo që na takon ne është që të mbrojmë konsumatorët tanë. Sigurisht me një rend prioritetesh, duke pasur parasysh ata që kanë më shumë nevojë, nga më të dobëtit tek më të fortët” tha kryeministri Edi Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme