Rritja e çmimit të energjisë, Kryeministri Rama iu përgjigjet qytetarëve

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje këtë mëngjes disa prej komentuesve të cilët janë shprehur të shqetësuar në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë, dhe kërkojnë llogari se pse çmimi i energjisë duhet të rritet kaq shumë.
Kryeministri shprehet se kriza energjitike është në të gjithë botën dhe se është e pashmangshme për vendin tonë. “Prodhojmë kur kemi reshje të mjaftueshme dhe blejmë kur ka thatësirë. Shqipëria është e varur njëlloj si të gjithë vendet e tjera nga çmimet e vendeve”, sqaroi kryeministri Rama.
Ndërkohë pyetjes se pse duhet që kostoja e vendeve të zhvilluara si Spanja dhe Gjermania duhet të krahasohen me rrogat në vendin tonë, por kryeministri është shprehur se çmimet e bursës për energjinë në tregun ndërkombëtar janë të njëjta. “Çmimet e bursës së energjisë në tregun ndërkombëtarë ku Shqipëria blen energji Shqipëria nuk bën ndonjë dallim me vendet e tjera në raport me rrogën”, tha kryeministri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




