Balluku, takim me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë, Jennifer Granholm

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pranishme në Ministerialin e Bashkëpunimit Transatlantik të Energjisë dhe Klimës (P-TECC) të zhvilluar në Poloni dhe të organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, u takua sot me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë, Jennifer Granholm.
Pas takimit me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë, Jennifer Granholm, Balluku theksoi se u vlerësuan reformat që ka bërë Shqipëria kryesisht në sektorin e energjisë. “E nderuar të zhvilloja një takim të gjatë dhe konstruktiv me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë, Jennifer Granholm, ku diskutuam gjerësisht mbi progresin e Shqipërisë në drejtim të reformimit qoftë në sektorin energjetik, ashtu dhe në drejtësi apo për përmirësimin e klimës së biznesit”, shprehet Balluku.
Po ashtu, Balluku shton se shqyrtuam mundësitë e projekteve të reja të përbashkëta për bashkëpunim mes palëve. “Rikonfirmuam angazhimin e ndërsjelltë për bashkëpunim të ngushtë dhe të koordinuar, si dhe shqyrtuam mundësitë për projekte të reja të përbashkëta dhe në sektorë energjetikë avangardë”, tha ajo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




