Mes bukurive magjepsëse të maleve të Leskovikut, kyeministri Rama publikon pamje nga agroturizmi i shumëkërkuar

Nismat e qeverisë për nxitjen e agroturizmit kanë stimuluar ngritjen e sipërmarrjeve të reja në fshat. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga një agroturizëm i shumëkërkuar i vendosur mes maleve të Leskovikut.“Mirëmëngjes dhe me këto bukuri magjepsëse mes maleve të Leskovikut, ku agroturizmi Max Mavrud është kthyer në një destinacion i shumëkërkuar, ju uroj një ditë të mbarë”, tha zoti Rama.
Qeveria ka ulur në 6% pagesën e TVSH-së për hotelet, bizneset turistike dhe në agroturizëm, duke u dhënë frymëmarrje sipërmarrjeve të sektorit me synim nxitjen e turizmit dhe të punësimit.
Kthimi masiv i shtëpive në fshat, në bujtina mbetet një nga prioritetet kyçe të qeverisë dhe mbështetja e emigrantëve mbi një shumë të caktuar, do të jetë pjesë e Planit të Veprimit 2021-2025.
Nisma e qeverisë për nxitjen e agroturizmit parashikon akordimin e 5 mijë eurove për çdo emigrant që investon kursimet e veta në fshat për të ngritur sipërmarrje agroturizmi.
Agroturizmi hyn tek sektorët më të stimuluar dhe me më shumë zhvillim vitet e fundit, duke gjeneruar të ardhura dhe punësim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




