Kryeministri Rama e nis ditën me maketin e sapo përfunduar për transformimin e Portit të Durrësit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga maketi i sapo përfunduar për transformimin e Portit të Durrësit, në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Rama shkruan se ai u krijua në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai.
Porti i ri Turistik i Durrësit do të nisë shumë shpejt punimet dhe për 6 vite do të ketë përfunduar duke u kthyer në zemrën e turizmit shqiptar dhe një forcë e madhe për ekonominë shqiptare.
Më 16 prill është prezantuar masterplani për portin e ri turistik që do të jetë më i madhi në Ballkan, në të cilën kompania Emaar Group do të investojë 2 miliardë euro.
Projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 6 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë dhe se do të hapen 4 porta në bregdetin tonë nga Adriatiku në Jon.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




