Vaksinimi kundër gripit, në Vlorë janë kryer 42% e dozave, përparësi personat me sëmundje kronike

Shëndet | 1 orë më parë

Që nga nisja e vaksinimit të programuar për gripin sezonal më 5 tetor, në Vlorë personave me sëmundje kardiovaskulare kanë patur një numër të lartë të aplikimeve, nga dozat e administruara deri më tani. Shefi i Epidemiologjisë Agron Bashllari rekomandon kryerjen e vaksinës edhe për kategori të tjera që mund të riskojnë.

“Zakonisht bazuar në planifikimet e bëra, kontigjenti i parë i vaksinës që vjen është rreth 18.500 doza. Pak a shumë kjo ka qenë sasia dhe vitet e kaluara. Deri tani kemi aplikuar 42% të sasisë që kemi marrë ose rreth 7922 vaksina. Pra kjo është e dhëna e fundit. 4277 janë të sëmurë me sëmundje kardiovaskulare, mund të shkaktojë pneumoni bronkiolite pa vajtur te diagnozat akoma më të vështira siç janë pra dentime neurologjike e të tjera”, deklaroi mjeku.

Nisur nga rastet e shtrimeve spitalore, përves personave më sëmundje kronike Bashllari bën thirrje për vaksinim edhe për fëmijët dhe gratë shtatzëna.

“Pra, gripi dhe covidi janë dy viruse respiratorë që qarkullojnë gjatë gjithë vitit, por intensiteti dhe përhapja masive e virusit të gripit është gjatë sezonit të të dimrit. Vëmë re që personat që janë dështruar më tepër janë fëmijë të vegjël dhe të sëmurë kronik, të cilët janë të pavaksinuar që përfundojnë në repartet reanimatore pasojë e gjinive të rënduara. Ndërkohë do dëshirojmë të shikojmë më shumë fëmijë, gra shtatzëna dhe të sëmurë kronik që të vaksinohen”, shtoi Bashllari.

Sipas specialistëve, përhapja e gripit pritet të arrijë kulmin në dhjetor dhe janar. Për këtë arsye, rekomandohet vaksinimi sa më herët, proces i cili vijon deri në muajin mars.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme