Shtohet përdorimi i paneleve diellore për energji të pastër

Për herë të parë në Shqipëri një biznes ka aplikuar energjinë e përftuar nga panelet diellore për të siguruar energji jo vetëm të pavarur nga ente të tjera, por edhe energji të pastër dhe në mbrojtje të mjedisit. Biznesi i vendosur në Korçë ka përfituar nga financime të AZHBR për të siguruar këtë investim. Sipas Frida Krifces drejtore e AZHBR ky sipërmarrës kishte vizionin e duhur për ta kthyer biznesin e tij në të parin me energji diellore, ajo theksoi se tashme janë edhe biznese të tjera në proces.
Shqipëria vijojn të punojë në diversifikim e energjise duke bërë që sistemi energjitik të mos jetë i varur vetem nga burimet ujore. Përdorimi i energjisë së diellit ka përfitime të ndryshme duke filluar nga ndikimi më i vogël në mjedis, burimi i besueshëm i energjisë, kosto të ulëta të mirëmbajtjes instalim i lehtë etj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




