Rimëkëmbja ekonomike, Denaj: 197 biznese përfitojnë grante nga programi CoSolve19

Qeveria shqiptare në bashkëpunim me GIZ po ndihmon bizneset mikro dhe fermerët, përmes programit CoSolve-19, që ofron këshillim të kombinuar me grante, për të zbutur pasojat e krizës së COVID-19.
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, tha sot se “falë bashkëpunimit Shqipëri-Gjermani programi CoSolve-19 vjen në mbështetje të fermerëve dhe të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Programi do të ofrojë së pari mbështetje për 197 biznese të përzgjedhura me trajnime, këshillime, potencial për përfitim të granteve, duke qenë pranë bizneseve në procesin e rimëkëmbjes”.
Sipas Denaj, nga ky program përfitojnë fermerë dhe ndërmarrje të vogla e të mesme nga e gjithë Shqipëria ku 23% janë fermerë, 38% në turizëm, 40% të tjera, ndërsa 38% janë gra dhe 62% burra.
Kjo iniciativë, fokusohet në zbutjen e efekteve të shkaktuara nga kriza e COVID-19 dhe rimëkëmbjes së bizneseve, e po ashtu në përshtatjen e tyre me “normalitetin e ri”/ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




