Heqja e TVSH-së për inputet bujqësore, Ekonomi: Efekt të drejtpërdrejt tek fermerët!

Kompanite më të mëdha në zonen e Divjakës po merren me tregtimin e farërave dhe inputeve bujqësore, duke furnizuar me inpute dhe farëra të ndryshme mbi 1500 fermerë në zonën e Myzeqesë.
Vendimi për heqjen e TVSH-së për inputet bujqësore, ka patur efekt të drejtpërdrejt tek fermerët, në uljen e kostove dhe rritjen e prodhimit.
Pjesa më e madhe të materialeve për ndërtimin e fidanishtes, ashtu si edhe farat janë të importuara kryesisht nga Greqia dhe Italia. Fermeret vlerësojnë edhe masat e ndërmarra nga qeveria për lehtësimin e barrës fiskale.
Sektori i bujqësisë është ndër sektorët me kontributin më të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto, rreth 20 %. Në Shqipëri në vitin 2013 punoheshin afro 125 mijë ha tokë, ndërsa sot punohen 250 mijë ha tokë. Eksportet bujqësore, në total janë rritur nga rreth 100 milionë dollarë në 400 milionë dollarë, ndërsa parashikohet të shkojnë në mbi 1 miliard në katër vitet e ardhshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




