Platforma “Aksesi në financë”, Denaj: Mbështetje biznesit me grante, kredi apo nisma të tjera financuese

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj bën të ditur se, mbështetja për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nëpërmjet politikave, fiskale dhe ekonomike shtrihet edhe në suportin për likuiditet dhe financim.
Platforma “Akses në Financë”, i vjen në ndihmë për financim çdo biznesi që synon të zhvillohet dhe rimëkëmbet.
“Dëshiron të zgjerosh aktivitetin, të rrisësh investimin duke përfituar nga mundësitë financiare që tregu ofron me grante, kredi apo nisma të tjera financuese? Ministrja Denaj inkurajoi bizneset të aksesojnë platformën e re zhvilluar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë së bashku me Agjencinë Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.
“Akses në Financë” është një platformë dinamike, e thjeshtë në përdorim dhe shteruese në informacion. Kjo platformë menaxhohet nga AIDA dhe ka synimin të kthehet në portën unike për t’u njohur me gjithë skemat e financimit që kanë si target-grup Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme shqiptare”- bën të ditur Denaj.
Ndërtimi i kësaj platforme u mundësua nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH me qëllimin kryesor të mbështesë Qeverinë Shqiptare në krijimin dhe zbatimin e politikave dhe masave mbështetëse për NVM-të, për të zbutur ndikimin negativ ekonomik të COVID-19.
Ministrja fton të gjithë të interesuarit të regjistrohen për t’u bërë pjesë takimit prezantues të kësaj platforma më 25 maj, ku pa dyshim nuk do të mungojnë donatorët, bankat dhe gjithë institucionet financiare që do të prezantojnë skemat e reja të financimit, në mbështetje të zhvillimit të biznesit./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




