Rindërtimi, Bubqi po rilind si qendër e bukur rezidenciale për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti

Ekonomi | 6 vite më parë

Fshati i Bubqit, vetëm pak kilometra larg Tiranës, është kthyer në një kantier gjigant ndërtimi për të rikuperuar dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit.
Mbi 80 banesa individuale dhe 50 banesa kolektive janë duke u ndërtuar me një ritëm tejet të lartë. Po ashtu këtij fshatit do t’i shtohet edhe një shkollë e re, qendër e re shëndetësore dhe godina e re e njësisë administrative.Përfitues nga procesi i rindërtimit do të jenë 150 familje.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i rindërtimit në Bubq, ku sipas tij, po rilind një qendër e bukur rezidenciale.“Mirëmëngjes dhe me zemrën e Bubqit që po rilind si një qendër e bukur rezidenciale për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Zonat e reja të Rindërtimit në Thumanë, Fushë-Krujë dhe Bubq po marrin formë dita ditës, falë një punë të jashtëzakonshme.
Në bashkinë e Krujës janë në process tre site ndërtimi që përfshijnë 443 apartamente dhe 360 shtëpi individuale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme