Vendimi për njohjen e lejeve të drejtimit nga Italia, gjithçka duhet të dini për konvertimin e patentave botohet në Fletoren Zyrtare

Qeveria shqiptare ka miratuar në Fletoren Zyrtare marrëveshjen me palën italiane për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve. Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri do të kryejnë konvertimin pa patur nevojë për prova teorike dhe praktike.
Gjithashtu sqarohet se personi qe ka patentën duhet të jetë resident në shtetin Italian për të patur mundësi për të konvertuar lejen e drejtimit. Leja e drejtimin shqiptare do të dorëzohet në momentin e konvertitimit dhe me sa dorëzoet tek autoritetit shqiptare.
Në rast të parregullsisë së patentës informacioni do të shkëmbehet mes dy vendeve dhe do të verifikohet.
Ndërkohë që nga pala italiane mund të kërkohet certifikatë mjekësore e cila kërkohet për të verifikuar gjendjen shëndetësore të mbajtësit të lejes së drejtimit.
Kjo marreveshje e nënshkruar ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ndërsa për palën italiane nga ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci ka nje kohezgjatje 5 vjecare e pas kësaj periudhe kjo marrëveshje do te rinënshrkuhet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




