Hapësirat e depozitimit të gazit, ERE miraton licencën TIP për tregun

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar së fundmi licencën TIP për hapësirat e depozitimit të gazit që vjen në kushtet kur zhvillimet në tregun e gazit kanë qenë dinamike. Vitin e shkuar gazjellësi TAP nisi operimet tragtare ndërkohë që ka edhe një sërë kompanish të tjera që ushtrojnë aktivitet të lidhur me gazin dhe që do të duhet të licencohen për depozitim. ERE sqaroi se me vendimin nr. 193, datë 20.11.2020, bordi i ERE ka filluar procedurën për miratimin e Licencës TIP për veprimtarinë e operimit në hapësirat e depozitimit të gazit natyror.
“Me shkresën nr. 62/39 prot., datë 27.11.2020, ERE ka vijuar me publikimin në media tënjoftimit për fillimin e procedurës për miratimin e licencës TIP për veprimtarinë e operimit në hapësirat e depozitimit të gazit natyror, duke ftuar palët e interesit të shprehin komentetapo sugjerimet mbi këtë draft. Me shkresën nr. 1224 prot., datë 27.11.2020, janë kërkuar komente dhe opinione nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti i Konkurencës, shoqëritë “Albgaz” sh.a., “Albpetrol” sh.a., “Tap AG Albania” sh.p.k., “Anio Oil&Gas” sh.p.k., “Phoenix Petroleum” sh.a., “C.G.C” sh.p.k. dhe “Balkgaz” sh.p.k”, sqaroi ERE.
Rregullatori gjithashtu nënvizoi se në përgjigje të kërkesës për komente dhe opinione është shprehur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila parimisht është dakord që bordi i ERE-s të ndjekë procedurën për miratimin e licencës TIP për veprimtarinë e operimit në hapësirat e depozitimit të gazit natyror. Tashmë me miratimin e licencës TIP për veprimtarinë e operimit në hapësirat e depozitimit të gazit natyror i hapet rrugë licencimit të kompanive në treg që do të jenë të interesuara për këtë aktivitet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




