AZHBR mbështet 37 investime të reja duke shtuar mbjelljet në 1349 ha tokë

Ekonomi | 6 vite më parë

Fermerët në të gjithë vendin po shtojnë interesin gjithnjë e më shumë për të shfrytëzuar tokat e tyre, për mbjelljen e ullinjve, duke i kthyer në plantacione fitimprurëse.

Si rezultat i politikave mbështetëse të ndërmarra nga qeveria shqiptare me anë të subvencioneve, fermerët kanë zgjeruar edhe më shumë sipërfaqet e kultivuara me ullishte.

AZHBR bën të ditur se, në sektorin e ullirit vitet e fundit ka mbështetur 37 investime të re ja në asete fizike ( pika përpunimi apo shtim i sipërfaqes së mbjellë me ullishte) në 17 bashki të vendit.

Nga të cilat 15 prej tyre janë investime në start up-e me 826 vende pune të reja.

“Kemi mbështetur 1349 ha me rrënjë ulli, fabrika vaji për eksport, përmirësimi i teknologjisë së shtrydhjes me ftohje që e ka çuar produktin shqiptar nga Vlora drejt Nju-Jorkut”- bën të ditur AZHBR.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme