Vlorë, nis aplikimi për skemat e tjera kombëtare në bujqësi e blegtori

Ekonomi | 6 vite më parë

Në Vlorë naftën me gjysmë çmimi kanë aplikuar vetëm 400 fermerë. Kjo lidhet edhe me faktin se nga kjo skemë janë të përjashtuara tokat e mbjella me ullinj. Por Fejzi Nezha, përgjegjës në Drejtorinë e Bujqësisë së këtij qarku njofton se gjatë marsit fermerët mund të aplikojnë edhe për skemat kombëtare në bujqësi e blegtori.
Në Vlorë lehtësimi i procedurave për naftën në bujqësi, shihet si mundësi mjaft e mirë, pasi një pjesë e konsiderueshme e fermerëve kultivojnë edhe toka me qira:
Gjatë këtyre dy muajve, në qarkun e Vlorës kanë apikuar për naftën pa akcizë vetëm 400 fermerë, ndërsa janë të përjashtuar nga kjo skemë tokat e mbjella me ullinj:
Deri në përfitmin e naftës procesi kalon në katër hallka; aplikimi nga ana e fermerit, kontrolli administrativ, prodhimi e më pas shpërndarja e kartave:
Brenda këtij muaji fermerët mund të nisin aplikimin edhe për skemat e tjera kombëtare që mbështesin të dy sektorët, si bujqësinë, edhe blegtorinë, për të imtat, për bletët dhe gjedhët.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme