Të ardhurat nga fondet speciale në janar llogariten 9.4 miliardë lekë

Të ardhurat nga fondet speciale gjatë muajit janar të këtij viti rezultojnë rreth 9.4 miliardë lekë. Sipas statistikave zyrtare mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, nga fondet specialet janë mbledhur rreth 1 miliardë lekë më pak se a në të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur u mblodhën 9.5 miliardë lekë. Të ardhurat nga fondet speciale përfshijnë të ardhurat nga sigurimi shoqëror, sigurimi shëndetësor dhe fondi i kompensimit të pronarëve. Nga sigurimet shoqërore u mblodhën 8.1 miliardë lekë ndërsa nga sigurimi shëndetësor të ardhurat llogariten 1.3 miliardë lekë
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




