Të tjera lehtësi për naftën pa akcizë

15 120 fermerë nga 56 mijë të regjistruar me NIPT aplikuan për naftë pa akcizë deri më 25 shkurt, ndaj për t’u dhënë më tepër kohë, Ministria e Bujqësisë e ka shtyrë këtë afat deri në fund të marsit. Gjatë kësaj periudhe për fermerët po ofrohet edhe një tjetër lehtësi në dokumentacion. Tokën me qira mjafton ta vërtetojnë me një dokument tek Njësia Administrative.
Aplikimi bëhet online në e-Albania, por fermerët duhet të tregohen të saktë, pasi në rast abuzimi, sanksionet janë përjashtim deri në tre vjet nga çdo lloj skeme subvencionimi.
Për sipërfaqe deri në 10 ha, fermeri përfiton 100% të sasisë së naftës në bazë të normativës 8 litra për dynym. Fermeri për këtë vit duhet të deklarojë sipërfaqet e mbjella, në sera, dru-frutorë, apo në ara të hapura gjatë periudhës 1 tetor 2020- 30 shtator 2021.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




