Interi rigjen kapitenin Lautaro Martinez, rikuperohen edhe Thuram e Zielinski

Futboll Bota | 1 minutë më parë

Interi është kthyer në stërvitje dhe bashkë me grupin është parë edhe Lautaro Martínez. Ishte stërvitja e parë për kapitenin në Appiano Gentile që nga dëmtimi dhe duket se ai është gati për trajnerin Cristian Chivu për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Atalanta-s.

“Jam i lumtur që rikthehem në stërvitje bashkë me shokët e mi”, – ka shkruar kapiteni zikaltër në rrjetet sociale. Me grupin është stërvitur edhe Marcus Thuram, që ishte kthyer me disa shqetësime nga Franca, por është rikuperuar dhe pritet të jetë në fushë nga minuta e parë.

Në krah të tij pritet të jetë Pio Esposito, në formë shumë të mirë pas 3 golave të shënuar me Italinë. Për Lautaro Martinez do të shihet situata me kujdes, duke ditur edhe kalendarin e ngjeshur. Argjentinasi mund të luajë ndoshta gjysmë ore në pjesën e dytë për të kapur ritmin.

Është rikuperuar edhe Zielinski pas problemeve fizike që pati me kombëtaren. Pasi mungoi në ndeshjen e parë, ai luajti titullar me Poloninë kundër Suedisë. Në bokse tek Interi mbeten vetëm Bonny dhe Stankovic. Stones, Jones dhe Luis Henrique janë rikuperuar, ndërsa Akanji po monitorohet. Rikthimi i Pavard dhe Stones ofrojnë zgjidhje për trajnerin Chivu në çdo rast.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme