Qeveria shqiptare 550 milionë lekë për rrugën Përmet-Çarçovë

Qeveria shqiptare 550 milionë lekë për rrugën Përmet-Çarçovë
Me një investim që kap vlerën e 550 milionë lekëve të rinj, qeveria shqiptare ka nisur rikonstruksionin e rrugës Përmet –Çarçovë . Pali Miço përgjegjëgjës i fondit shqiptar të zhvillimit në Gjirokastër thotë se , punimet po ecin me ritme normale dhe do të zgjatin një vit.
“Projekti parashikon rikonstruksionin e plotë të këtij aksi rrugor tek e njëjta gjurmë ekzistuese e rrugës .Punimet e parashikuara janë riveshje me shtresa të lehta asfaltike në të gjithë sipërfaqen e rrugës, kanal betoni në pjesën më të madhe të gjatësisë së rrugës, meremetimi i të gjitha veprave të artit në rrugë dhe ndërtimi i veprave të reja .Ndërhyrje gjithashtu do të kryhen në trotuare në zonat e banuara dhe sinjalistikë” .
Ky aks me një gjatësi 27.1 km do ti shërbej të gjithë banorëve të zonës , por edhe turistëve të shumtë që vizitojnë zonën e Përmetit ,Ersekës dhe Korçës
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




