Vazhdon puna për përfundimin e Aeroportit të Ri Ndërkombëtar në Kukës

Ekonomi | 6 vite më parë

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, kantieri më i madh aktualisht në qytet, po merr formë dita-ditës ku puna ka vijuar intensivisht dhe pa u ndalur. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet në këtë kantier. “MIRËMËNGJES, dhe me punën që vazhdon për përfundimin e Aeroportit të Ri Ndërkombëtar në Kukës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan zoti Rama.

Pasagjerët e parë do të ulen në aeroportin e Kukësit, në verilindje të vendit, në pranverën e këtij viti. Aeroporti i Kukësit do të mundësojë fluturime me kosto të ulët, ndërsa do të sjellë një erë të re zhvillimi për të gjithë zonën. Ai shihet edhe si një gjenerator i mijëra vendeve të reja të punës që do të hapen vit pas viti, si rezultat i zhvillimit të biznesit dhe ekonomisë lokale. Kategoria e tij është 3C, për akomodimin e avionëve turboprop dhe avionëve me turbina rajonalë. Kapaciteti i projektuar është rreth 1 milion pasagjerë në vit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme