Stadiumi i ri i futbollit në Kukës, ja çfarë pritet për të përfunduar ndërtimin e tij

Ekipi i futbolli të Kukësit nuk do të ketë një stadium të ri, edhe për pak kohë. I nisur me një investim prej 5 milionë eurosh, bashkia e Kukësit ka nisur zbatimin e projektit për fushën e stadiumit “Zeqir Ymeri” dhe stadiumin e ri të Kukësit, që do të ketë 8 mijë vende, ndërsa pjesë e tij do të jenë dhe ambientet akomoduese. Sipas autoriteteve, stadium do të ndërtohet sipas parametrave të UEFA-s dhe parashikohet që në të zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare.
Prej disa kohësh, në stadiumin e ri të Kukësit, janë ndërprerë punimet në tribunën perëndimore dhe janë përqendruar në ambientet e brendshme të tribunës qendrore.
Kryetari i bashkisë, Safet Gjici tha se punimet në stadium po ecin me ritme të shpejta dhe se puna në tribunën perëndimore nuk është ndërprerë për mungesë fondesh, por si rrjedhojë e rishikimit të projektit për ta bërë një stadium sa më të kompletuar dhe me ambiente akomoduese hotelerike për lojtarët.
Stadiumi i ri “Zeqir Ymeri” i Kukesit eshtë një projekt i bere nga arkitekti Ardian Mehqemeja dhe studioja arkitekturore AVE – CONSULTING. Stadiumi do te jete sipas standardeve te UEFA-as, ku do mund te realizohen ndeshje te Europa League dhe Champions League!
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



