KESH: Prurjet zbresin në kaskadë 500 m3/s, prodhimi ditor i energjisë rritet në rreth 27 mijë MWh

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi të enjten se prurjet në kaskadën e lumit Drin janë ulur në 500 m3/s, ndërsa po vijon prodhimi me kapacitetet maksimale, njofton ATSH.
Sipas KESH-it, po kryen shkarkime nga të tre HEC-et mbi kaskadën e Drinit, ndërsa nga portat po kryhen shkarkime vetëm nga Vau i Dejës.
Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë: Hec Fierzë – 470 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat. Hec Koman – 650 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat. Hec Vau Dejës – 450 m3/s nga prodhimi, 200 m3/s shkarkime nga port-at
Niveli i ujit në liqenin e hidrocentralit të Fierzës është 294.33 m, nga 296 m që është kuota maksimale, në HEC-n e Komanit 172.69 m, nga 175.5 m dhe HEC-n e Vaut të Dejës, 74.03 m, nga 76 m që është kuota maksimale.
Në HEC-n e Fierzës prodhimi ditor është 9 939 MWh, në Koman 12 040 MWh, ndërsa në Vaun e Dejës, 4 440 MWh.
Prodhimi total ditor llogaritet 26 419 MWh dhe plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.
“KESH do të vijojë të monitorojë situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave, furnizimin me energji elektrike të konsumatorit vendas dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e Nënshkodrës” bën të ditur KESH-it.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




