Efektet ekonomike të Covid-19, Qeveria vendos dyfishimin për 6 muaj të masës së ndihmës ekonomike

Në vitin 2021 shuma e alokuar për Personat me Aftësi të Kufizuar dhe familjet që përfitojnë Ndihmën Ekonomike do të rritet në mënyrë të konsiderueshme me afër 4 miliardë lekë krahasuar me planifikimin e vitit 2020. Në ndërkohë vendimi i datës 10 Shkurt 2021 dyfishohen deri në qershor pagesën e ndihmës ekonomike për familjet pa të ardhura që trajtohen me ndihmë ekonomike, jetimët, viktimat e trafikimit dhe dhunës, që do të përfitojnë për 6 muaj dyfishin e ndihmës ekonomike. Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare i shtrin efektet nga data 1 janar 2021. Në dokument thuhet se masa e ndihmës ekonomike dyfishohet për familjet në nevojë me qëllim zbutjen e efekteve të shkaktuara nga epidemia e Covid-19.
Kategoritë përfituese të masës shtesë financiare për periudhën janar-qershor 2021 do të jenë, familjet në nevojë që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme; -jetimët të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore; -prindër me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë; -viktimat e trafikimit pas daljes institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre etj.
Sipas burimeve zyrtare, masa e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë përcaktohet sipas strukturës të familjes dhe shkon deri 150% e masës të pensionit social të indeksuar. Kjo është hera e dytë që nga shpallja e pandemisë që qeveria miraton dyfishimin e pagesës të ndihmës ekonomike. Sipas të dhënave të Ministrisë të Financave 3 këstet e ndihmës ekonomike të dyfishuar u përfituan nga rreth 63 mijë familje. Në total fondi i shpërndarë ishte në vlerën e 754,2 mln lekëve. Sipas një raporti të vitit 2019, të bërë nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, mbështetur nga Bashkimi Europian.
Në këtë raport citohet gjithashtu se rreth 75 mijë janë përfitues në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe 70 mijë persona në sistemin e ndihmës sociale. Prej tyre, mbi 19 mijë persona me aftësi të kufizuara përfitojnë edhe pagesë kujdestarie.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




