Vau i Dejës, ulen shkarkimet nga liqeni i HEC-it

Sekretariati Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave, ka vendosur të uli sërish shkarkimet e ujit në HEC-in e Vaut të Dejës, nga 500 m3/ në 300m3/s. Kjo me qëllimin për të normalizuar nivelin e lumit të Bunës dhe liqenit të Shkodrës. Sipas raporteve meteorologjike për periudhën 12- 20 Shkurt 2021 nuk priten rreshje shiu. Në mbledhjen e Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave përtej analizës së menaxhimit të prodhimit dhe sigurinë e digave, u diskutua edhe se si KESH mund të ndihmojë në reduktimin e impaktit në zonën e nën Shkodrës, mjaftë e goditur nga përmbytjet vitet e fundit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



