Muço: Zgjatja e fashës orare dëmton biznesin

Vendimi për të shtuar orën policore nga ana e qeverisë ka qënë një masë e nxituar dhe e gabuar në dëm të biznesit. Kështu është shprehur nënkryetari i biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë Bujar Muço. Sipas tij, biznesi ka pësuar goditjen më të rëndë nga kjo pandemi, kjo për faktin se edhe në kohën e karantinës totale ata nuk janë mbështetur sa duhet nga politikat ekonomike të qeverisë. Muço thekson se masat shtrënguese duhet të ishin shoqëruar me masa të ndihmës ekonomike për biznesin i cili ndjehet më i rrezikuar se kurrë.
Nga ana tjetër Muço është i bindur se shumica e bizneseve i kanë marrë masat e duhura të dezinfektimit dhe ruajtjes së distancave dhe ky nuk ka qënë shqetësim, por problem është mosmenaxhimi në kohën e duhur nga ana e shtetit, për mbështetjen e biznesit si në vendet e rajonit.
Veç ndihmës së drejtpërdrejtë finaciare për bizneset, Muço është i mendimit që ngritja e një këshilli kombëtar të ekonomisë në këtë periudhë pandemie do të ishte një ndihmesë e madhe për mijëra biznese që vuajnë mungesën e të ardhurave për shkak të kufizimeve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




