Moti i keq, nuk ka krijuar pengesa në lundrimin e trageteve, vijon përpunimi i mallrave në portin e Durrësit

Moti i keq dhe deti i trazuar, nuk kanë krijuar pengesa të mëdha në lundrimin e trageteve edhe në linjën Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “sot paradite, trageti “Rigel VII” i linjës Bari- Durrës është akostuar në Terminalin e udhëtarëve rreth orës 08:20”.
Sipas të dhënave të Dispeçerisë së APD-së, sapo mbërriti edhe trageti i së njëjtës linjë “AF Aurelia”.
Tragetet “AF Marina” dhe “AF Claudia” janë nisur sipas orarit të parashikuar, përkatësisht drejt Barit dhe Ankonës mbrëmjen e kaluar, ndërsa trageti “Bari”, ka patur një vonesë prej disa orësh në nisje dhe e ka lënë portin e Durrësit drejt Barit sot rreth orës 07:00.
Në radën portuale, aktualisht ndodhen tre anije me çimento, hekur dhe skrap, të cilat pritet të fillojnë përpunimin në orët e ardhshme./atsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




