Rama: Princi i Kurorës i Arabisë Saudite interes të investojë në Përmet

Ekonomi | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite ka shprehur interes direkt për të investuar në zonën e Përmetit. Sipas tij arabët “duan të investojnë në struktura fermash, ku njerëzit të mund të vijnë të jenë në një zonë rurale dhe të ndërtojnë shtëpi, vila ndonjë hotel të vogël, por të gjitha të lidhura me fermën dhe kultivimin, paketës bujqësore.”
Investimet në Përmet sipas kryeministrit lidhen me planin që po zbatohet për integrimin e të gjitha hapësirave me potencial të madh turistik me perimetrin mes Gjirokastrës, Përmetit, Vlorës, Himarës përmes Tepelenës. “Duke lidhur Tepelenën me të gjithë Labërinë e Sipërme dhe poshtë me bregdetin e Himarës ne krijojmë një mundësi të re, për të gjeneruar shumë lëvizje dhe të ardhura. Është dhe pjesa e rrugës kombëtare është dhe pjesa e lidhjes së Përmetit me Ersekën është dhe aksi i shumë pritur i Kardhiqit” tha zoti Rama. “Këto bëjnë që njerëzit të kenë tundim për të shkuar në pikat e tjera. Vend që ke detin, malin, historinë, traditat e mikpritjes, ke peizazhe natyrore të ndryshme. Kjo do të shihet shumë shpejt. Pa diskutim që do të ketë një rritje të padiskutueshme të vizitorëve nga Shqipëria që do shkojnë në breg dhe do ngjiten larg ose e kundërta” shtoi kryeministri. 
Sipas zotit Rama grupi i ngarkuar nga princi i kurorës për këtë investim ka bërë një studim të rajoneve të vendit dhe sipas tyre Përmeti është një vend me potencial më të madh të turizmit nga dekada e ardhshme, sipas tyre ka disa karakteristika të veçanta, që nga lumi poshtë deri te pyjet e mrekullueshme lart. “Ne themi dhe besojmë se harmonia midis feve është e njëjtë por ata e kanë parë Përmetin, se thonë se është shumë tërheqëse për mentalitetin tonë, kanë bërë vizita këtu, i kam shoqëruara unë në verë. Kanë bërë vizitë vetë, kanë çuar ekspertë. I ka bërë përshtypje kjo pjesë, që ka qetësi në bashkëjetesën mes njerëzve, që nuk ka problem në aspektin social” u tha banorëve të Përmetit kryeministri Rama. Ai tha se nuk bëhet fjalë për të bërë investime që cenojnë peizazhin apo natyrën, por investime në struktura fermash, ku njerëzit të mund të vijnë të jenë në një zonë rurale dhe të ndërtojnë shtëpi, vila ndonjë hotel të vogël, por të gjitha të lidhura me fermën dhe kultivimin, paketës bujqësore të zonës dhe të gatimit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme