Taksë të sheshtë apo progresive?

Taksë të sheshtë apo progresive? Debati për taksën më të papërfillshme, sa i përket peshës që ka në totalin e të ardhurave në buxhet, ka përfshirë aktorë të ndryshëm të politikës, por edhe të ekonomisë. Radio Televizioni Shqiptar ka bërë një analizë, duke treguar çfarë tregues i kanë afruar ekonomisë këto dy lloje tatimesh dhe se sa individi duhet të paguajë për njërën apo tjetrën taksë.
Diskutimi për mekanizmin e tatimit mbi të ardhurat personale nuk ka vlerë të shtuar për vendin tonë, pasi të ardhurat më të mëdha vijnë nga konsumi, sidomos nga importi. Referuar shifrave zyrtare, tatimi mbi individin është i papërfillshëm në peshën që mban në të ardhurat e buxhetit
Ekspertët e tatim-taksave thonë se ajo që vlen për një sistem të shëndetshëm tatimor nuk është kush fiton më shumë apo më pak, por kush taksohet në mënyrë proporcionale njësoj për të ardhurat që ai përfiton. Dhe se për të bërë këtël logaritje nevojitet që të identifikohen të gjitha të ardhurat e të gjithë individëve.
Në vitin 2008, Shqipëria me normën e saj të sheshtë vetëm 10% ishte e renditur ndër vendet me taksën më të ulët. Qeveria e kohës deklaroi, para se kjo taksë të hynte në fuqi se, investimet e huaja ishin rritur me 67%. Por shifrat e Bankës Botërore nga 2003 deri në 2007 tregojnë se norma e rritjes ishte 94%, pra taksa e ulët nuk e kishte ndihmuar aspak rritjen.
Ekspertët e sektorit të financave publike japin me fakte se taksa e sheshtë, e aplikuar në janar të vitit 2008, nuk solli efektet e pritshme në ekonomi, madje për një kategori të caktuar punonjësish ndikoi negativisht te të ardhurat.
“Vendosja e taksës së sheshtë përgjysmoi barrën fiskale mbi bizneset, uli barrën e taksës për pjesën e shoqërisë me të ardhura më të larta, mbi 141300 lekë në muaj më 1 korrik 2007, dhe e rriti atë për personat me të ardhura të ulëta e të mesme, ku grafiku tregon dukshëm që të ardhurat e mesme, afërsisht nga 300 deri në 900 mijë lekë në muaj, pësuan dëmtimin më të thellë”, thuhej në një studim të realizuar atëherë nga instituti “Agenda”.
Në grafik duket qartë ecuria e ndikimit që ka pasur taksa e sheshtë dhe dallimi me taksën progresive. Qeveria atëherë e ka pranuar se taksa e aplikuar 10 për qind për çdo punonjës, pavarësisht nëse merr të ardhura të ulëta, ndikoi negativisht.
Vini re këtë tabelë që tregon krahasimin mes taksës së sheshtë dhe asaj progresive për të gjitha nivelet e pagave në Republikën e Shqipërisë.
|
INTERVAL |
nr |
Baza e tatueshme per person |
taksa e sheshte mes./per person |
taksa progresiv mes./person |
Dif mes. per person midis dy taksave |
Taksa e sheshte |
taksa efektive progresive (mesatarja) |
|
paga < 30000 |
238,722 |
|
|
|
|
|
|
|
paga 30000-40000 |
39,051 |
36,860 |
3,686 |
1,029 |
(2,657) |
10.0% |
2.79% |
|
paga 40000-50000 |
44,862 |
46,827 |
4,683 |
2,524 |
(2,159) |
10.0% |
5.39% |
|
paga 50000-60000 |
36,554 |
55,454 |
5,545 |
3,818 |
(1,727) |
10.0% |
6.88% |
|
paga 60000-70000 |
19,641 |
66,159 |
6,616 |
5,424 |
(1,192) |
10.0% |
8.20% |
|
paga 70000-80000 |
12,913 |
76,161 |
7,616 |
6,924 |
(692) |
10.0% |
9.09% |
|
paga 80000-90000 |
7,540 |
86,964 |
8,696 |
8,545 |
(152) |
10.0% |
9.83% |
|
paga 90000-100000 |
6,108 |
95,592 |
9,559 |
9,839 |
279 |
10.0% |
10.29% |
|
paga 100000-110000 |
3,676 |
112,728 |
11,273 |
2,545 |
(8,727) |
10.0% |
2.26% |
|
paga 110000-120000 |
2,805 |
118,947 |
11,895 |
3,789 |
(8,105) |
10.0% |
3.19% |
|
paga 120000-130000 |
1,981 |
128,269 |
12,827 |
5,654 |
(7,173) |
10.0% |
4.41% |
|
paga 130000-140000 |
1,421 |
139,359 |
13,936 |
7,872 |
(6,064) |
10.0% |
5.65% |
|
paga 140000-150000 |
1,494 |
150,121 |
15,012 |
10,024 |
(4,988) |
10.0% |
6.68% |
|
paga 150000-160000 |
810 |
161,684 |
16,168 |
12,337 |
(3,832) |
10.0% |
7.63% |
|
paga 160000-170000 |
762 |
170,075 |
17,008 |
14,015 |
(2,993) |
10.0% |
8.24% |
|
paga 170000-180000 |
687 |
179,606 |
17,961 |
15,921 |
(2,040) |
10.0% |
8.86% |
|
paga 180000-190000 |
457 |
226,188 |
22,619 |
25,237 |
2,619 |
10.0% |
11.16% |
|
paga 190000-200000 |
565 |
200,750 |
20,075 |
20,150 |
75 |
10.0% |
10.04% |
|
mbi 200000 |
5017 |
445,809 |
44,581 |
69,162 |
24,581 |
10.0% |
15.51% |
Sikurse shihet për të gjithë ata persona që kanë paga nga 30 mijë deri në 90 mijë lekë në muaj, pra më shumë se 160 mijë të punësuar, taksa e sheshtë është më e ulët se taksa progressive. Ata do të paguanin rreth 37 mijë lekë gjithsej nga kjo taksë. Me taksën progresive po ky kontigjent pagamarrësisht do të paguante rreth 28 mijë lekë. Ndryshim vihet re në fashën e pagave mujore 90 deri 100 mijë lekë. Pas këtij pragu dhe deri në nivelin e pagës mbi 20 mijë lekë në muaj do të paguhej: sipas taksës së sheshtë plot 203 mijë lekë, sipas taksës progressive vetëm rreth 72 mijë lekë.
Këto shifra zyrtare janë të mjaftueshme për të bërë analizën e këtyre dy taksave dhe përfitimet apo humbjet që sjellin për kuletën e individit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




