Rama: Do rishikojmë taksën progresive!

Ekonomi | 6 vite më parë

Kryeministri socialist Edi Rama paralajmëroi një rishikim të nivelit të taksës progresive. “Ne jemi të vetëdijshëm për nevojën që të bëjmë një rishikim të progresivitet për të ardhurat personale, me synimin që të jemi më të hapur ndaj nevojave. Kjo do të bëhet dhe është koha për ta bërë. Dhe do të bëhet pas asnjë lidhje me fushatën elektorale. Ne nuk duam që fushata të ndikojë në karakterin tonë” tha zoti Rama, të martën para gazetarëve. “Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit, për tu dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për tu marrë shpirtin edhe më shumë atyre që fitojnë më pak” tha zoti Rama. “Sot jemi në kushtet kur taksa jonë që dikur quhej taksimi i ndershëm dhe konsiderohet si koncept taksë progresive, është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat. Qoftë në aspektin e moralit shoqëror, qoftë në të ardhura për individët dhe për shtetin” shtoi ai.
Zoti Rama ka shprehur me parë kritikat e tij ndaj programit të PD në opozitë. “Në tërësinë e vet programi i PD si karakteri i liderit të |Partisë Demokratike, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore” tha zoti Rama para gazetarëve. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme