Tepelenë/ Viti 2020 shënon rritje të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike

Numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike në bashkinë e Tepelenës , përgjatë këtij viti ka shënuar rritjen më lartë , kjo edhe për shkak të pandemisë, e cila ka ndikuar ndjeshëm në ekonominë e tyre. Muaji në të cilin ndodhemi, shënon një shtesë të kërkesave në masën 30 %, shprehen përfaqësues të zyrës ekonomike pranë këtij institucioni . Armand Sala përgjegjësi I Zyrës së Ndihmës Ekonomike bën të ditur se ky ishte ndër vitet më të vështira për qytetarët e Tepelenës.
“Në një statistikë mujore, përgjatë këtij viti kemi trajtuar rreth 230 familje me ndihmë ekonomike .Por kërkesat për t’u bërë pjesë ,janë gati 30 % më të larta, kjo për shkak të pandemisë.Tepelena ka mungesë të subjekteve private për t’u ofruar vetëpunësim qytetarëve dhe kështu, të gjitha familjet vijnë për të kërkuar ndihmë në bashki.Vetëm në muajin e fundit janë rreth 70 familje aplikantë , për këtë kemi bërë kërkesë për rritjen e fondit të përfitimit. Për t’ju ardhur në ndihmë sepse janë familje që kanë vërtet nevojë , kemi operuar me anë të fondit 6% në skemën e të cilës kemi bërë pjesë 23 familje”, thotë Shala
Bashkia e Tepelenës vijon të ketë të ndjeshme çështjen e papunësisë , kjo për shkak të mungesës së ndërmarrjeve private, duke rritur numrin e të papunëve , çka detryron këta të fundit, që zgjidhje për jetesën, të shikojnë aplikimin e përftimit të ndihmave ekonomike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




