Inflacioni i çmimeve të konsumit, u rrit nga 1.4 % në 1.8%

Ekonomi | 6 vite më parë

Çmimet e konsumit po ndjekin trendin e rrritjes brenda parashikimeve të pritshme të Bankës së Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga BSH-ja, inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një vlerë mesatare prej 1.8% në muajt tetor e nëntor, duke ardhur në rritje kundrejt nivelit mesatar prej 1.4% të shënuar në tremujorin e tretë.

Banka e Shqipërisë vëhen se ecuria e inflacionit gjatë muajve të fundit është ndikuar më së shumti nga faktorë të ofertës, të cilët kanë diktuar dhe luhatjen e çmimeve të ushqimeve.

Nga ana tjetër, presionet inflacioniste, të cilat burojnë nga kërkesa agregate dhe nga ambienti i huaj, vijojnë të mbeten të ulëta.

Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni të qëndrojë në nivelin prej 1.9% gjatë vitit 2020 dhe të rritet gradualisht drejt objektivit të saj brenda vitit 2022. /ATSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme