AKU: 521 kontrolle në 24 orët e fundit dhe 13 masa me paralajmërim
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se ka kryer 521 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid.
Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 13 masa me paralajmërim për mos plotësim të kushteve të duhura.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 31 mostra në monitorim të produktit qumësht dhe të fruta-perimeve.
Për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19″ inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU-së përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 432 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit është i pranishëm gjatë gjithë kohës në terren për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të rritur cilësinë e jetës së konsumatorëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




