Linja e energjisë 400 kv Shqipëri-Kosovë/ Ambasadorja Yuri Kim: Gur i rëndësishëm kilometrik

Ditën e djeshme ka nisur transmetimin linja 400 kv mes Shqipërisë dhe Kosovës, një hap i rëndësishëm dhe një vepër strategjike me impakt në rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve elektro-energjetike të dy shteteve. Këtë zhvillim të rëndësishëm e ka përshëndetur sot ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Përmes një postimi në rrjetet sociale, zonja Kim shprehet se ky është një gur kilometrik i rëndësishëm.
“Mirëpresim lajmin se linja e transmetimit të energjisë prej 400 Kv midis Shqipërisë dhe Kosovës është aktivizuar nga 14 dhjetori – një gur kilometrik i rëndësishëm. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin sigurinë dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë në Ballkanin Perëndimor” – shkruan ambasadorja Yuri Kim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




