Komisioni i Ekonomisë rrëzon me 16 vota kundër, kthimin që Presidenti i bëri buxhetit 2021

Ekonomi | 6 vite më parë

Me 16 vota kundër, Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, për kthimin në Kuvend të buxhetit 2021. Pro Presidentit ka votuar vetëm deputeti, Artur Roshi. Zoti Meta, së bashku me drejtorin e kabinetit presidencial, Edmond Panariti, dhanë një sërë arsyesh se pse buxheti duhej të rishqyrtohej sërish nga Kuvendi. Tashmë dekreti i Metës për buxhetin 2021 do të kalojë dhe tek komisioni i Ligjeve dhe më pas në Kuvend.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme