Kredia për biznesin, 125.6 miliardë lekë në fund të 9-mujorit

Kredia për biznesin arriti vlerën 125.6 miliardë lekë, në fund të 9- mujorit të këtij viti.
Për shkak të situatë së krijuar nga pandemia, ky tregues krahasuar me një vit më parë, është ulur me 3.2%. Por mes sektorëve të ekonomisë, dinamika e kreditimit paraqitet në rënie për disa sektorë dhe me rritje të fortë në disa të tjerë.
Statistikat për 9-mujorin 2020, tregojnë se kredia për sektorin e ndërtimit u rrit në vlerën 15.5 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtat vlera me një vit më parë. Ndërsa sektori i tregtisë shënoi një total të kreditimit në vlerën 14.6 miliardë lekë, me një rënie të lehtë krahasur me 2019.
Të tjerë sektorë që kanë shënuar rritje të vlerës së kredisë, janë hoteleria dhe restorantet me 126% dhe transport-magazinimi me 107%
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




