Bie çmimi i karburanteve, Bordi ul naftën me 3 lekë dhe benzinën me 1 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë këtë të mërkurë, 18 nëntor 2026, çmimi i naftës me pakicë nuk do të jetë më shumë se 204 lekë për litër, duke u ulur me 3 lekë, ndërsa benzina do të tregtohet me jo më shumë se 163 lekë për litër duke u ulur me 1 lekë.
Ndërkohë, çmimi i naftës me shumicë është përcaktuar në jo më shumë se 192 lekë/litër, ndërsa benzina me shumicë do të shitet me jo më shumë se 151 lekë/litër.
Edhe për gazin për automjete është përcaktuar një çmim i ri, prej 71 lekësh për litër me pakicë dhe 59 lekësh për litër me shumicë.
Sa i përket sektorit të peshkimit, çmimi i gazoilit është përcaktuar në 109 lekë/litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 18 nëntor, në orën 13:30 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.
Në njoftimin zyrtar, Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për detyrimin e zbatimit të vendimit, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Vendimi është marrë në kuadër të situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve dhe synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




