Rriten lejet e ndërtimit për periudhen korrik-shtator

Ekonomi | 6 vite më parë

Lejet e ndërtimit kanë shënuar rritje në tremujorin e tretë, pas nivelit të ulët që u konstatua në prill-maj, që përkoi me periudhën e karantinës. Por, gjithsesi, në krahasim me 2019-n, si numri ashtu dhe sipërfaqja e dhënë këtë vit janë shumë më të ulëta.Rritje të fortë të numrit të lejeve në tremujorin e tretë kishte në Durrës, që është e lidhur edhe me procesin e rindërtimit pas tërmetit.
Sipas Institutit te statistikave Në tremujorin e tretë 2020 janë miratuar gjithsej 262 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 308 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2019, duke shënuar një rënie prej 14,9%.
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2020, ka shënuar një rënie prej 42,4%.
Në tremujorin e tretë 2020, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 19,5 miliardë lekë, nga 25,8 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2019, duke sipas INSTAT.
Në Durrës u dhanë 49 leje ndërtimi në tremujorin e tretë, nga përkatësisht 12 dhe 27 në të parin dhe të dytin dhe pothuajse në të njëjtat nivele të një viti më parë, por ky qytet është në fazë rindërtimi pas tërmetit.  Edhe sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhënë për qytetin bregdetar është 72 mijë metra katror, ose dy herë më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme