Hapet ankandi për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Spitallë të Durrësit

Autoritet shqiptare kanë hapur ankandin për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Spitallë të Durrësit.
Parku do të ketë një kapacitet të instaluar prej 100 Mw. 70 Mw do të blihen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nëpërmjet një kontrate për blerjen afatgjatë të energjisë me çmim të paracaktuar. Pjesa tjetër, 30 Mw do të mund që të tregtohen në treg të lirë.
Parku foltovoltaik në zonën e Spitallës është pjesë e një mozaiku që jetëson vizionin tonë për Durrësin dhe Shqipërinë e 2030, tha kryeministri Edi Rama në ceremoninë e hapjes së ankandit. Kjo zonë ka qenë e parë si periferi ku ka pasur hapësirë vetëm për ndërtime kaotike të atyre që kanë lëvizur nga zonat më të thella drejt qëndrave urbane. “Me këtë park ne po bëjmë vetëm hapin e parë. Hapat e tjerë fillojnë me lagjien e re të rindërtimit, shkollat e reja që po ndërtohen, dhe ndërkohë porti i ri i mallrave për të cilin gara do të hapet së shpejti, për t’i hapur rrugën transformimit të portit të vjetër, aktual në një port turistik, për të tërhequr më shumë turistë dhe për të krijuar një kategori tjetër të turizmit, turizmin elitar” tha kryeministri Edi Rama.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se fituesi i ankandit do të shpallet më datë 2 mars, ndërsa punimet për ndërtimin e këtij parku do të nisin në verën e vitit 2021. “Duke qenë se pas Karavastasë kemi patur kërkesa të larta nga investitorë të huaj, të cilët janë ata që kanë mundësi financiare dhe kapacitete për të investuar vendosëm të nisim menjëherë këtë proces”, tha zonja Balluku.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




