AZHBR 1.1 miliardë lekë për bujqit shqiptarë

Ekonomi | 6 vite më parë

Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka vazhduar disbursimin e fondeve për fermerët përfitues nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi. Javën e fundit, (09 nëntor deri 13 nëntor) u dhanë 1,1 milionë lekë për 54 fermerë fitues. Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca ka deklaruar se, “po ecet me shpejtësi në disbursimin e fondeve të Skemës Kombëtare të mbështetjes në bujqësi dhe blegtori për të gjithë fermerët përfitues”. Deri tani  1.1 miliadrë lekë është fondi total i disbursuar për 5 332 fermerët fitues në 12 qarqet e vendit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme