Stoku i rezervës valutore shënoi rreth 4.16 miliardë euro

Ekonomi | 6 vite më parë

Në fund të muajit qershor 2020, stoku i rezervës valutore ishte rreth 4.16 miliardë euro, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, ky nivel i rezervës valutore vlerësohet i mjaftueshëm për mbulimin e 9 muajve import mallrash dhe shërbimesh ose 194% të borxhit të jashtëm afatshkurtër bruto.

Rezerva valutore ka si qëllim kryesor plotësimin e nevojave emergjente të ekonomisë me valutë të huaj, por edhe ndërhyrjet e përkohshme për të amortizuar luhatjet që mund të cënojnë stabilitetin financiar.

Ndërkohë bilanci i përgjithshëm i pagesave rezultoi me një shtim të mjeteve të rezervës financiare në masën 848.2 milionë euro, në fund të qershorit 2020.

Banka e Shqipërisë publikoi  raportin e Politikës Monetare për tremujorin e katër të vitit 2020 ku thekson se sistemi bankar në vend është i mirëkapitalizuar me treguese optimal likuiditeti për financimin e ekonomisë në tërësi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme