Banka e Shqipërisë: Aktiviteti ekonomik në vend, në përmirësim

Aktiviteti ekonomik në vend ka ardhur në përmirësim gjatë muajve të verës, pas rënies së fortë të shënuar në tremujorin e dytë.
Banka e Shqipërisë publikoi sot raportin e Polikës Monetare për 3-mujorin IV të vitit 2020 ku thekson se, rikuperimi i ekonomisë gjatë kësaj periudhe pasqyroi lehtësimin e masave të distancimit social dhe mbështetjen e siguruar nga stimuli i gjithanshëm fiskal, monetar e makroprudencial.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerëson se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për të stimuluar nxitjen ekonomike.
“Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të mbaj të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në nivelin 0.50%. Kushtet monetare dhe normat e ulëta të interesit ofrojnë mbështetjen e duhur për rritjen ekonomike dhe për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2022”, thekson në raportin e saj BSH.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




