Tatimet: 5.359 subjekte nuk deklarojnë pagat reale, do verifikohen në terren

Ekonomi | 6 vite më parë

Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve informon se pas kryerjes sё analizёs sё tё dhёnave tё muajit qershor tё pagave tё deklaruara, u konstatuan paga nёndeklarim nё disa profesione tё ndryshme si: inxhinier, ekonomist, farmacist, mekanik, murator, saldator, teknik etj., nё vlerёn 26.000 lekë (në nivelin e pagës minimale).

Nga profesionet e analizuara tё lartpёrmendura, sipas DPT-së, u identifikuan me parregullsi nё deklarimin e pagave njё numёr prej 5.359 tatimpaguesish dhe 10.785 punonjës.

“Nisur nga kёto tё dhёna, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju ёshtё drejtuar me letra të personalizuara si punëdhënësve, ashtu edhe punëmarrësve tё identifikuar. Në kёto letra ju ёshtё kërkuar tё dy kategorive qё tё pёrmbushin detyrimin ligjor pёr deklarimin real tё nivelit të pagës nga ana e punёdhёnёsit, por gjithashtu kёrkohet bashkёpunim dhe ndёrgjegjёsim tё njёjtё edhe nga punёmarrësit, tё cilёt duhet të kërkojnё deklarimin real të pagës nga kёta punëdhënës”, bën të ditur DPT.

Në total u dërguan 5.270 letra për punëdhënësit dhe 10.170 letra për punëmarrësit.

Kjo nismё e ndёrmarrё ka rezultuar me një reagim pozitiv nga ana e Tatimpaguesve tё adresuar.

Nga krahasimi i nivelit të pagave të deklaruara për muajin gusht, DPT thotë se u vu re njё pёrgjigje pozitive me njё rritje nё total tё pagave prej 2 464 189 lekë, nga të cilat 1 775 978 lekë kontribute dhe 688 211 lekë TAP.

“Gjatё muajit shtator, u vu re pёrsёri njё rritje nё 3 508 941 lekë kontribute dhe 978 947 Lekë TAP, me një total prej 4 487 888 lekësh. Efekti total i rritjes për të dy muajt gusht-shtator ishte 6 952 077 lekë, nga të cilat 5 284 919 lekë kontribute dhe 1 667 158 lekë TAP”, deklaron DPT.

Pёr sa i pёrket tatimpaguesve, tё cilёt nuk reflektuan asnjё ndryshim pas marrjes së kёtij njoftimi, Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve ka vendosur që të pёrzgjedhё njё numёr tё caktuar tatimpaguesish, tek tё cilёt vёrehet dhe njё numёr më i lartë i punonjёsve, listё kjo e cila do tё dërgohet tek strukturat e verifikimit në terren pёr verifikime tё mёtejshme.

Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve thekson se do tё vazhdojё luftёn kundёr informalitetit jo vetёm nё sektorin e pagave, por nё tё gjithё sektorët e ekonomisё. Pёr kёtё arsye i inkurajojmё tё gjithё qё pёr ҫdo parregullёsi tё vёrejtur ose shkelje tё konstatuara tё na informojnё duke na u bashkuar nё nismat tona.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme