Investimi mbi 150 milionë lekë për “Pedonalen e re, Llixha”, impakt social-ekonomik për 4400 banorë

Bashkia e Dibrës ka nisur punën për rikonstruksionin e “Pedonales së Re (Llixha)”, e cila ishte lënë në harresë prej vitesh.
Kryetari i bashkisë Dibër, Dionis Imeraj gjatë inspektimit të punimeve në “Pedonalen e Re (Llixha)” tha se ishte një projekt i hartuar disa vite më parë, por i mbetur në “sirtar”, derisa erdhi momenti për t’i dhënë një herë e mirë vëmendjen e duhur.
“Me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ky investim tejet i rëndësishëm, synon sistemimin e plotë të Përroit të Llixhave në segmentin nga Ura e Pazarit-Llixha dhe rikualifikimin urban të një zone me mjaft potencial zhvillimi siç është ky kënd i pasur i qytetit të Peshkopisë”, tha Imeraj.
Përfundimi i këtij investimi pas 11 muajve sipas parashikimeve që përmban kontrata, do të ketë një impakt të drejtëpërdrejtë social-ekonomik për 4400 banorët e kësaj lagjeje, dhe indirekt për 19 800 banorët e qytetit e frekuentuesit e turizmit kurativ pranë qendrës balneare. Vlera e investimit është 150.281.750 lekë më TVSH. (ATSH)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




