Ndërmarrjet e mëdha më aktive në inovacion

Ekonomi | 6 vite më parë

Ndërmarrjet e mëdha me mbi 250 të punësuar rezultuan më aktive në inovacion, pasi prezantuan produkte, shërbime apo edhe teknologji të reja.

INSTAT ka kryer për periudhën referuese 2017-2019 vrojtimin mbi aktivitetin e Inovacionit pranë ndërmarrjeve me 10 ose më shumë të punësuar.

Ndërmarrjet inovative quhen ato ndërmarrje që gjatë periudhës referuese prezantuan një inovacion produkti/procesi biznesi, ose kishin inovacione të braktisura apo të papërfunduara.

Sipas INSTAT, gjatë periudhës 2017 – 2019, 38,3% e ndërmarrjeve të vrojtuara kryen një aktivitet inovacioni.

Aktiviteti i inovacionit rezulton më i lartë në ndërmarrjet që operojnë në sektorin e shërbimeve me 42,2%, krahasuar me ndërmarrjet në sektorin e industrisë me 34%. Grupi i ndërmarrjeve të mëdha me mbi 250 të punësuar rezultuan më aktive në inovacion me 67,9%.

Po ashtu, rezulton se 35,4% e ndërmarrjeve me Inovacione produktesh prezantuan mallra ose shërbime që ishin të reja jo vetëm për ndërmarrjen, por edhe për tregun, jo të ofruara më parë nga konkurrentët e tyre.

Për të kryer aktivitetin e tyre të inovacionit, 30,2% e ndërmarrjeve aktive në Inovacion ishin të përfshirë në bashkëpunim me ndërmarrje të tjera, organizata shkencore dhe partnerë të tjerë. Për ndërmarrjet me 50 deri 249 të punësuar, kjo përqindje rezultoi 36,9%.

Gjatë periudhës 2017-2019, 11,3% e ndërmarrjeve të vrojtuara kanë blerë makineri, pajisje ose mjete programuese të bazuar në teknologji të re që nuk ishte përdorur më parë nga këto ndërmarrje.

(ATSH)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme