COVID 19 rrënon turizmin

Ekonomi | 6 vite më parë

Nën efektin e pandemisë së COVID-19, turizmi në shkallë globale pësoi një rënie me 70 përqind në tetë muajt e parë të vitit 2020 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, njoftoi të martën Organizata Botërore e Turizmit (OBT).
“Muajt ​​e verës, zakonisht sezoni më i lartë turistik në hemisferën veriore, ishin katastrofikë, me -81 përqind të turistëve në korrik mbi një vit dhe -79 përqind në gusht”, specifikon kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara me qendër në Madrid.
“Kjo rënie do të thotë 700 milionë më pak mbërritje të turistëve dhe një humbje prej 730 miliardë dollarësh për sektorin global të turizmit, më shumë se tetë herë krahasuar me humbjet e regjistruara pas krizës financiare globale të vitit 2009”, theksoi OBT në njoftimin e saj për shtyp.
Rajoni i Azi-Paqësorit, i prekur i pari nga pandemia, është goditur më rëndë (-79 përqind), i ndjekur nga Afrika dhe Lindja e Mesme (-69 përqind), Europa (-68 përqind) dhe kontinenti amerikan (-65 përqind).
“Rënia e mbërritjeve të verës në Europë ishte pak më e vogël se diku tjetër (-72 përqind në korrik dhe -69 përqind në gusht), por ky rikuperim ishte jetëshkurtër pasi kufizimet e reja të udhëtimit u rivendosën në sfondin e rritjes së rasteve”, nënvizoi OBT.
Në vitin 2019, turizmi botëror njohu një rritje prej 4 përqind të turistëve.
Franca ishte destinacioni numër një para Spanjës dhe SHBA-së.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme